Arsenali ka arritur t’i mbijetojë turit të katërt të Kupës FA duke mundur 3-2 Aston Vilën në një ndeshje emocionuese. “Topçinjtë” kanë zhvilluar një pjesë të parë mjaft të mirë por çuditërisht e kanë parë veten në disavantazh të dy golave në pushimin e ndeshjes pasi Aston Vila gjeti rrugën e rrjetës me anë të Djun dhe Bent. Megjithatë, në fillimin e pjesës së dytë, brenda 15 minutave, Arsenali përmbys gjithçka duke shënuar dy herë me 11-metërsh me Van Persin dhe një herë me Uollkot i cili shënon një gol fatlum por mëse të vlefshëm për të ndihmuar skuadrën e tij të ecë përpara në këtë turne.
Ndërkohë, Federata Angleze ka hedhur shortin e turneut për raundin e pestë, duke përcaktuar çiftet. Duhet theksuar se janë ende 3 skuadra të papërcaktuara, pasi ndeshjet Blekpul-Shefield, Sandërlend-Midëllsbrou dhe Milluoll-Sauthempton do të riluhen për shkak se takimet e para kanë përfunduar në barazim. (LajmeShqip.com)
Kupa FA
Raundi i 5-të
Ndeshjet luhen me 18/19.02.2012
Liverpul-Brajton
Everton-Blekpul ose Shefield
Çelsi-Birmingem
Krouli-Stok
Stivëneixh-Totenhem
Noruiç-Leisester
Sandërlend ose Midëllsbrou-Arsenal
Milluoll ose Sauthempton-Bolton