Nikolas Anelka ka shpërthyer duke treguar trajtimin e keq që i është bërë gjatë këtyre muajve te Çelsi, ndërsa ka cilësuar fajtor trajnerin Vijas Boas. Francezi nuk beson ende se si karriera e tij te ekipi londinez u mbyll ne këtë mënyrë kaq të shëmtuar.
Atë e çuan të stërvitej me ekipin e të rinjve dhe e bënë të përdorte dhomë zhveshje të veçantë, ndërsa edhe makinën duhej t parkonte te parkingu i rezervave. Gjithçka duket e pabesueshme për një lojtar i cili ishte vendimtar në fitoren e titullit dhe Kupës FA në vitin 2010, ndërsa ishte golashënuesi më i mirë në Angli në sezonin 2008-2009.
“Që në momentin kur i thashë se do të largohesha, më dënuan dhe më çuan te të rinjtë. Kisha të gjithë materialet si profesionistët, por ata më vunë në një dhomë zhveshje të veçuar”.
“Një ditë t’i shënon gola dhe bën maksimumin për klubin tënd, por ditën që t’i largohesh nuk ka mëshirë. Në futboll nuk ka shokë”, tha Anelka. (LajmeShqip.com)