Drejtori i klubit belg Anderlecht, Herman van Holsbeek, thotë me plot bindje se talenti i tyre, Romelu Lukaku mund të largohet gjatë kësaj merkatoje verore.
Ylli i ri belg është duke u kërkuar me ngulm nga Chelsea dhe pas shumë kundërthënieve se Anderlechti nuk do ta lejojë largimin, klubi belg me sa duket tani ka hequr dorë.
“Sigurisht se ai do të largohet, pasi largimi i tij është krucial për transferet tona. Unë nuk e di nëse do të jetë Chelsea, ka shumë klube të mëdha të interesuara për të. Një gjë është e sigurt ai do të largohet nga Anderlechti”, u shpreh Holsbeek. Romelu Lukaku, është një prej shumë të kërkuarve të Chelseas.
Edhe vete lojtari ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar në radhët e “Bluve”.