Pas skadencës së kontratës me Realin, trajneri i skuadrës spanjolle Carlo Ancelotti do të vendosë nëse ai do të braktisë përfundimisht profesionin pas aventurës në Spanjë.
Në një intervistë për mediatitaliane ish-tekniku i Milanit, Chelseat dhe Paris Saint Germain flet edhe për disa nga skuadrat italiane.
“E ardhmja ime te Roma ose në kombëtare? Ma bëni përherë këtë pyetje. Mund të themvetëm që pas skadencës së kontratës me Realin do të mendohem gjatë për të marrë një vendim. Gjithsesi, mund t’juthem që një prej alternativave është edhe dalja në pension. Jam i kënaqur për ecurinë e Romës dhe për trajnerin Garcia të cilin e njoh personalisht. Nëse Milani nuk fiton, shpresoj që një gjë të tillë ta bëjë Roma” shprehet Ancelotti.
Në vijim, Ancelotti shkëput një koment edhe për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. “Ai ka qenë përherë një njeri karizmatik dhe tashmë që po bën rolin e trajnerit e ka shtuar këtë veti” vijon ai.
54-vjeçari e nisi karrierën si trajner në vitin 1995 kur mori drejtimin e Reggianas ndërsa u katapultua në nivelet më të larta pas ecurisë pozitive me Parmën dhe Juventusin në vitet 1996-1999. /albeu/