Karlo Ançeloti nuk e harron lehtë Milanin dhe mendon se kuqezinjtë janë favoritë për të fituar kampionatin italian, ndonëse kanë vetëm 2 pikë diferencë ndaj Juventusit.
“Eliminimi nga Liga e Kampioneve do t’u bëjë mirë për kampionatin dhe do t’i japë shtysën e duhur për fitoren përfundimtare. Berluskoni është i pakënaqur me Alegrin pasi që në vitin 1986 ai ka kërkuar që skuadra të aplikojë kontrollin e lojës dhe spektaklin. Në ndeshjet me Barcelonën, Milani nuk e beri këtë”.
Pikërisht Liga e Kampioneve ishte arena ku Milani i tij ndjehej gjithmonë më i favorizuar, por ku duket se dominimi i ka kaluar ekipeve spanjolle. “Milani bëri të pamundurën në Champions kundër Barcelonës, por aktualisht katalanasit dhe Real Madrid janë më superiorë e mund të konkurrojnë vetëm kundër njëri-tjetrit”.
Në fund, ai ka folur edhe për PSZH dhe të ardhmen e këtij klubi që aktualisht po kalon një moment delikat në kampionat. “Skuadra do të përforcohet, jo të revolucionarizohet. Do të blejmë 3-4 lojtarë, por dua që PSZH të ketë një shpirt francez, pasi ndryshimin sot e bën edhe me ndjenjën e përkushtimit dhe prejardhjes”, ishin fjalët e trajnerit italian. (LajmeShqip.com)