Sulmuesi italian pranon se dëshiron t’i bashkohet skuadrës franceze të PSG-së, të cilët ai pretendon se janë duke u përpjekur për të nënshkruar me të në këtë verë.
Sulmuesi i Juventusit, Amauri, është thënë nga zyrtarët e Zonjës së Vjetër se nuk bën pjesë në planet e tyre edhe pse ka një kontratë deri në qershor 2012.
Amauri, i cili ishte dërguar në huazim të Parma për gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, ka gjasa të lëvizë në Palermo, Genoa, Napoli dhe Fiorentina, mirëpo kërkesa e tij për një pagë rreth 4 milionë euro në vit është pengesë e madhe.
Megjithatë, 31-vjeçari mbetet me shpresën e largimit para përfundimit të afatit kalimtar të verës në këtë javë dhe zbulon se bisedimet për një transferim të mundshëm në PSG janë duke u zhvilluar.
“Agjentët e mi më thanë se ka diçka me Paris Saint-Germain”, tha Amauri për L’Equipe. Është e këndshme, edhe pse drejtor sportiv është Leonardo, nuk më ka thirrur ende.
Unë nuk jam pjesë e planeve të Juves, por unë vetëm do të nisem për një anë në të njëjtin nivel. Përndryshe, unë do të qëndrojë deri në janar. PSG është një klub i madh dhe unë jam i interesuar”.
PSG është në kërkim të një sulmuesi, pasi Mevluit Erding duket i vendosur të largohet.
Ish-kampionët e Francës kanë rekrutuar tashmë Havier Pastoren, Jeremy Menezin dhe Kevin Gameiron, në këtë verë, për të mbështetur njësinë e tyre sulmuese. (LajmeShqip.com)