Massimiliano Allegri ka shprehur besimin e tij te mbrojtësi i majtë Taiwo. Ai tha se Taye do të përmirësohet për një kohë të shkurtër.
Nigeriani ka marrë disa kritika në prag të performancës së tij zhgënjyese kundër Juventusit, ne Trofeo Tim, të enjten, mbrëma, por Allegri mendon se arsyeja kryesore është se Taiwo është duke u përshtatur në rrethanat e tij të reja.
“Unë pajtohem se ai mund të kishte bërë më mirë, por edhe pjesa tjetër e ekipit mund të kishte bërë më mirë, gjithashtu,” tha Allegri në një konferencë për shtyp, sipas La Gazzetta dello Sport.
“Ai ka nevojë për pak kohë. Ai është ende duke u përshtatur në futbollit italian dhe ngadalë po e mëson edhe gjuhën.”
26-vjeçari iu bashkua Milanit nga Marseille, në një transferim të lirë në këtë verë dhe siguroi një kontratë deri në verën e vitit 2014 me kampionët e Serie A. (LajmeShqip.com)