Pasi Milani fitoi kampionatin, Allegri dëshiron edhe Kupën Italiane.
Nesër rossonerët luajnë kundër Palermos në gjysmëfinalen e dytë dhe trajneri thotë se synimi ynë i ri tani është Kupa Italiane.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, me një konkurrencë të madhe, por ne do të përpiqemi të fitojmë”, tha Allegri.
Allegri thekson miqësinë me Galeone, kur ky i fundit ishte trajner i tij kur ishte futbollist Allegri.
“I kam borxh atij shumë, ai më rriti mua me futbollin, mirëpo ne dëshirojmë të fitojmë e të përmbyllim një sezon të suksesshëm, me dy trofe në raftin tonë”, deklaroi Allegri.