Alexis Sanchez nuk ka frikë nga konkurrenca, pasi që mendon se është ajo që do ta bëjë lojtar edhe më të mirë.
Nuk është konkurrenca e ashpër për lojtarët në departamentin e sulmit në Barcelonë, pas ardhjes së Sanchez nga Udinese. Pedro është i mendimit se nga forca e sulmit në thellësi do të përfitojë vetëm ekipi.
“Ardhja e tij është një gjë e mirë, sepse unë do të mësoj prej tij. Të gjithë sulmuesit në ekip do të bëjmë të pamundurën që të sigurojnë një vend startues. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi një ekip dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne,” tha Pedro për El Mundo Deportivo.
“Ai me të vërtetë është një lojtar i madh dhe kjo është një gjë e mirë për ne që të kemi një lojtar të kalibrit të tij në skuadër. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe ne jemi të kënaqur që e kemi atë.”
22-vjeçari shënoi një herë në La Liga, në debutimin e tij, kur Barcelona e mposhti Villarealin me rezultat 5-0. (LajmeShqip.com)