Aquilani shpreson të qëndrojë për shumë vite në Milan, pasi që mendon se është lodhur duke lëvizur çdo verë.
“Unë dua që të fitoj diçka të rëndësishme me Milanin. Unë kam ndryshuar ekipe për tre vjet dhe tani dua të qëndroj në Milano për një kohë të gjatë,” tha Aquilani për Corriere dello Sport.
Milan e hapë sezonin kundër ish-rivalit të Aquilanit, Lazios, në këtë fundjavë dhe ish-lojtari i Romës është i gatshëm për luftë.
“Loja kundër Lazios do të jetë gjithmonë e veçantë për mua, edhe pse ka vite që nuk kam luajtur në derbi”, shtoi ai.
“Lazio është një ekip i mirë, dhe ne ekemi Barcelonën, të martën e ardhshme, në Ligën e Kampionëve”. (LajmeShqip.com)