. Po ashtu, ai e vlerëson vendimin e Dalglish, kur në vitin 1985 vendosi ta shes atë.
“Ai e di saktësisht çfarë bën. Si menaxher ai mori shumë vendime të mëdha. Nw vitin 1985 ishte më i madhi pasi mua dhe Phil Neal na shiti për shkak të moshës. Ne mendonim se a ishte vendim i duhur kjo që ai bëri?” Absolutisht ishte, pasi ata korren sukses dy herë më shumë. Ai e solli në skuadër Steve Nicol, Jim Beglin dhe Barry Venison”, tha Kennedy.
Kennedy po ashtu foli edhe rreth transferimit të Henderson.
“Kenny ka aftësi që t’i bind lojtarët për të ardhur në Liverpool. Në vitet e fundit disa lojtarë kanë thënë se duan të largohen, por tani ata thonë jo, sepse planet e Dalglish më bindin të qëndroj. Pra, përveç menaxherit, Kenny është edhe njeri i shkëlqyer.”