Agjenti i qendërmbrojtësit të Portos, Rolando, Giuseppe Tirri, ka hapur derën e një lëvizjeje të mundshme të klientit të tij në drejtim të Romës, edhe pse Juventusi është në garë për të.
“Ai do të ishte i lumtur po të bashkohej me Romën, nëse i plotësohen kushtet. Shumë shpejt do ta bëjmë të qartë të ardhmen e tij, por kushdo që e kërkon duhet të ofrojë 15 milionë euro”m tha Tirri për radiostacionin italian “TeleRadioStereo 92.7”.
“Ai nuk është djalosh i ri. Nëse do të zgjidhte në mes të një oferte joshëse dhe një mundësie për të luajtur në një garë të madhe, padyshim se do ta zgjidhte këtë të fundit”.
Spekulimet kanë qenë të shumta për mbrojtësin e fuqishëm. por Tirri konfirmon se edhe pse Juventus është skuadra e parë që e ka kërkuar atë, kohëve të fundit nuk ka bisedime dhe, po ashtu, nuk kanë ofruar asnjë ofertë.
Rolando 25-vjeçar ka ardhur në Porto në vitin 2008, nga Belenenses, dhe ishte figurë kyçe e Portos në këtë sezonë, që fitoi katër tituj.