Agjenti i lojtarit të Juventusit, Amauri, e ka bërë të qartë se 31-vjeçari është i dëshpëruar nga gjigantët e Torinos dhe do ta lë skuadrën qysh në janar.
Amauri ende nuk ka bërë ndonjë shfaqje nën urdhrat e Contes, në fushatën 2011-12 dhe ka vendosur objektivin e tij në një largim nga stadiumin i Juventusit.
“Amauri mendonte se mund të gjejë një vend në ekipin e Juves, por nuk është rasti,” tha agjenti Giampiero Pocetta, për Tuttosport.
“Ai me siguri do të largohet nga Juventus, por situata do të bëhet më e qartë në një muaj e gjysmë.”
Kontrata e Amaurit me Juventusin skadon në fund të sezonit, dhe ai është i lirë për të diskutuar termat personale me klubet e tjera në janar. (LajmeShqip.com)