Maribori i Sllovenisë e ka mposhtur mbrëmë 2:0, në kuadër të edicionit të radhës në Ligën e Kampionëve skuadrën e Luksemburgut, Dudelange, kurse futbollisti shqiptar, nga Tetova, Agim Ibraimi, ka shënuar një super-gol.
Nga një largësi mbi 20 metra, në gjuajtje të lirë, tetovari ka shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë, për ta dyfishuar rezultatin e sllovenëve.
Asi shqiptar e pati një sezonë të dështuar në Turqi, kurse më pas u rikthye te ekipo slloven Nafta, për t’u bërë para disa javësh lojtar i Mariborit.