Shtypi anglez ka raportuar dy ditë më parë se pronari i “AEG”, Filip Anshutz, ishte i interesuar për blerjen e skuadrës nga veriu i Londrës, Totenhem, por kompania amerikane mënjëherë ka lëshuar një deklaratë ku hedh poshtë të gjitha spekulimet.
“‘AEG’ nuk është e interesuar dhe nuk po negocion për blerjen e Totenhem, të gjitha thashethemet janë të pavërteta”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Timoti Leiueke, president dhe shef ekzekutiv i kompanisë “AEG”.
“Ne aktualisht gëzojmë një biznes shumë të mirë dhe marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e skuadrës Totenhem dhe kemi qenë të përfshirë në një numër transaksionesh gjatë viteve. Megjithatë, në asnjë moment ne nuk kemi pasur dëshirë për ta blerë këtë klub”.
“Ne do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie të mirë me pronarin e Totenhem, Daniel Levi dhe dëshirojmë që skuadra të vazhdojë përpara”, thuhet në deklaratën e “AEG”. (LajmeShqip.com)