Amir Abrashit, i ka mbetur në mendje ai momenti kur Portugalia qoi topin në rrjetën e Shqipërisë në minutën e fundit të takimit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, vazhdon të mbetet i zhgënjyer pas humbjes ndaj Portugalisë në Elbasan Arena pa gola 0-0.
Abrashi tha se Kombëtarja kuqezi meritoi të merrte një pikë nga aj takim, teksa tani ka hedhur të gjithë vëmendjen te ndeshja me Serbinë.
“Nuk merituam të humbasim, duhej të merrnim së paku një pikë. Sidoqoftë, tani duhet të mendojmë për Serbinë, pasi do të jetë ndeshja më e rëndësishme e kësaj faze. Ndaj Serbisë e Armenisë, synojmë vetëm fitore. Shpresojmë që edhe Danimarka të mos fitojë në Portugali”, ka thënë Abrashi.
“Presioni kundër Serbisë do të jetë në anën tonë, pasi luajmë para publikut tonë dhe normalisht do të ndikojë edhe historia mes këtyre dy popujve. Nuk duhet të jemi euforikë. Duhet të sillemi në mënyrë profesionale dhe ta fitojmë ndeshjen për të vazhduar ëndrrën tonë drejt Francës”, ka shtuar më tej mesfushori i Kombëtares shqiptare.