Eric Abidal gjate këtyre ditëve do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2014.
Pas diagnostifikimit me tumor të Abidalit ishin ndërprerë bisedimet për vazhdim të kontratës, por ato rifilluan dhe janë fare pranë mbylljes, madje konfirmimet e ditës së sotme vijnë nga agjenti i lojtarit dhe drejtori sportiv i Barcelonës, të cilët thonë se lojtari do ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2014.
Më 15 Mars një lajm i keq tronditi njerëzit, kur kuptuan se Abidal u diagnostifikua me tumor në mëlqi, por pas operacionit ai ja doli ta mposhtë këtë sëmundje të rëndë, dhe madje bëri rikthim në sfidën e Ligës së Kampioneve ndaj Realit kur u inkuadrua kah përfundimi i sfidës, por Abidal do jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Wemblyt.