Lajmi qarkullonte prej ditësh dhe sot erdhi konfirmimi nga gazeta prestigjioze spanjolle, “Marca”, sipas së cilës, Lassana Diarra, 26-vjeçari francez që luan prej dy sezonesh në Bernabeu, po bëhet gati të largohet nga “galaktikët” përpara se të fokusohen në afrimet e reja (Coentrao, mbi të gjithë).
Diarra duket se nuk bën më pjesë në planet e Mourinhos, e ndër ekipet pretendente për të siguruar shërbimet e tij është Juventusi që disponon një kapital të konsiderueshëm për merkaton, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të luajtur në Premier League.
Reali kërkon të përfitojë 25 milionë euro nga shitja e shkatërruesit, por mesa duket, duhet të kënaqet me më pak. Juventusi është i gatshëm të ofrojë 15 milionë euro, por pa harruar konkurrentët e fortë si Man.Utd dhe Fenerbace që janë prej kohësh në ndjekje të lojtarit.
Zhvillimet konkrete rreth kësaj çështjeje priten këtë javë.