Federata Braziliane e Futbollit shumë shpejt do të ndalojë ceremonitë fetare gjatë grumbullimeve të ekipit kombëtar apo para ndeshjeve. Lajmin e bëri të ditur përgjegjësi i ekipeve kombëtare, Andres Sançez. “Për sa kohë që të jem unë, nuk d të ekzistojnë kulte. Kush do të lutet, ta bëjë në dhomën e tij”, u shpreh ai në gazetën “Folha de São Paulo”.
Gjatë Botërorit 2012 në Afrikën e Jugut, zëvendëstrajneri Zhorzhinjo promovonte kultin evangjelik në mbledhje me lojtarët, duke afruar futbollistët besimtarë si Kaka, Lusio, Xhoshua, Felipe Melo apo Luizao.
Megjithatë, Sançez bëri të qartë se këto takime nuk ndikonin te forma e lojtarëve, edhe pse shtypi shumë shpesh i kishte cilësuar si arsyen kryesore të dështimeve të skuadrës.
“Më parë flitej për femrat. Pastaj erdhën lojërat me letra dhe në fund erdhi besimi fetar. Sot është interneti. Lojtarët mbyllen në dhomë me iPad, dhe një Zot e di se çfarë bëjnë aty! Megjithatë, ata janë të lirë të bëjnë çfarë të duan gjatë periudhës së përqendrimit, për sa kohë që nuk shqetësojnë komshinjtë”, ishte komenti i Sançez. (LajmeShqip.com)