Anësori i Portugalisë, Ricardo Quaresma, shpreson se skuadra e tij do t’i marr tri pikët e plota në Elbasan Arena ndaj Shqipërisë.
Të hënën duke filluar nga ora 20:45 Shqipëria do të përballet me Portugalinë, skuadër kjo të cilën e mposhti në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.
Ylli i Beshiktashit, thotë se Portugalia do të kërkoi tri pikët e plota në Elbasan Arena.
“Do të japim gjithçka në fushë vetëm që të marrim rezultat pozitiv në Elbasan Arena. Fakti se ata janë një kombëtare e fuqishme e tregojnë edhe statistikat, andaj duhet të kemi kujdes. Shqipëria është pranë kualifikimit në Kampionatin Evropian 2016 dhe nuk ka me qenë aspak e lehtë”, ka thënë anësori i Beshiktashit. /Express