Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 08:41

Gjenevë – Një person që është i infektuar me virusin HIV mund të reduktojë përhapjen e këtij virusi te personat e tjerë të pa-infektuar, nëse pacientit i jepen medikamente antiretrovirale, menjëherë.

Sipas një trajtimi që është bërë në më shumë se 1700 çifte në Afrikë, Azi, Amerikën Latine dhe në SHBA, barërat antiretrovirale mund të reduktojnë rrezikun e infektimit deri në 96 për qind, kanë bërë të ditur Kombet e Bashkuara.

Michahel Sidibe, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Përbashkët të OKB-së rreth HIV/SIDA-s, ka thënë se rezultat tregojnë një “zbulim të madh”.

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margarete Chan, ka thënë se trajtimet janë “një zhvillim tejët i rëndësishëm, sepse ne e dimë që transmetimet seksuale përbëjnë rreth 80 % të të gjitha infektimeve të reja”.

Kombet e Bashkuara planifikojnë që të organizojnë një konferencë për të diskutuar këto trajtime.