Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 16:24

Bruksel – Burimi i infektimit me Esheria koli në Evropë ka arritur nga Egjipti me farat për kokrrat bimore nga fundi i vitit 2009, konfirmoi komisari evropian për shëndetësi, Xhon Dali.

Komisioni Evropian dje kumtoi se përkohësisht e ndalon importin e disa llojeve të caktuara të farave nga Egjipti. BE-ja i paralajmëroi shtetet-anëtare që të gjitha llojet e farave të importuara nga Egjipti në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2011 të tërhiqen nga tregu dhe shkatërrohen.

Agjencia për siguri të ushqimit e BE-së paraprakisht publikoi se farat e bimës makth, , e njohur edhe si tërfili grek (trigonella foenum graecum), e importuar nga Egjipti, janë me siguri shkaku për zgjerimin e bakterit esherihia koli të tipit O104:X4 në Gjermani dhe në Francë.

Makthi shfrytëzohet si bimë shëruese dhe është një nga përbërësit e kërit, ndërsa fara e infektuar me Esherihia koli mund të mirëmbahet me vite.

Sipas të dhënave të KE-së, nga lloji vdekjeprurës i bakterit Esheria koli kanë vdekur 48 njerëz në Gjermani dhe një në Suedi.