Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 18:20

Shkup – Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar janë evidentuar 30,9 për qind persona të varfër për dallim prej vitit 2009, kur norma e varfërisë ka qenë 31,1  për qind.

Shkalla e varfërisë tek të papunësuarit është 41,8 për qind, gjegjësisht 44, 8 për qind, nga të gjithë të varfërit, janë persona të papunësuar. Siç kumton Enti shtetëror për statistikë, grupe më të prekura janë familjet shumë anëtarëshe me pikëpamje të faktit se 47,3 për qind nga të varfëritë jetojnë në familje me 5 dhe më shumë anëtarë.

Arsimi në krye të familjes, gjithashtu, ndikon në numrin e të varfërve. Gjithsej 54, 7 për qind nga të varfëritë, jetojnë në familje, bartësi i së cilës nuk ka të kryer më së shumti se arsimin e mesëm.

Si të varfër konsiderohen personat, familjet ose grupe personash, resurset e të cilëve (materialisht, kulturor dhe social) janë në nivel e cila i përjashton nga mënyra minimale e pranuar e jetesës në vend.