Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 09:53

Londër – Puna jonë është identiteti ynë. Ne njihemi nga ajo që bëjmë! Titulli dhe “karrigia” jonë na sigurojnë pozitën në shoqëri. E kjo e ka një çmim! Ne duhet t’ia kushtojmë maksimumin e orëve të ditës punës në zyrë, duke vrapuar pas objektivave dhe qëllimeve të punës. Me këtë të menduar tipik “të sinqertë” ne zgjedhim të rrezikojmë shëndetin tonë. Ne fitojmë thartirë (aciditet), tretje të keqe, kapsllëk, stres, shtypje të lartë të gjakut, diabet, sëmundje të stomakut si ulçerë të stomakut, sindromën e zorrëve të irrituara. Po ashtu nuk është e pazakonshme që të diagnostikohemi me sëmundje të zemrës në një moshë mjaft të re.

Shkuarja te një doktor ose dietist do t’ju bëjë të mësoni rëndësinë e përfshirjes së shujtave të vogla mes atyre kryesore.

Nganjëherë ne nuk brengosemi për to dhe e lëmë të kalojë ashtu, por ata që me të vërtetë brengosen për shëndetin e tyre, duhet të provojnë të gjejnë mënyrën se si ta zbatojnë këtë në praktikë. Ja një listë e ushqimeve të shëndosha, të cilat është e lehtë të mbahen në vendin e punës: çaji i gjelbër, arrat dhe bajamet e pjekura, soja e pjekur, frutat, biskotat nga tërshëra, biskotat nga shumë drithëra, çokollata e zezë.