Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 06:43

Tiranë – Shërbimet spitalore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të jenë të lidhura në një rrjet informatizimi, online. Po kështu edhe farmacia qëndrore e spitalit do të jetë e lidhur on line me farmacitë e spitaleve. Saimir Ivziku, drejtor i Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, thotë se do të shihet në kohë reale shpërndarja e barnave në pavione dhe mungesat e tyre. Në këto kushte zvogëlohet mundësia e abuzimit, duke nxjerrë barna jashtë spitali. Lidhja e spitaleve në një rrjet jep mundësinë që të shikohet numri i shtrimeve, hyrje-daljet, vizitat, numri dhe kostoja e analizave. Këto të dhëna do të shërbejnë për të llogaritur saktë kostot, si dhe projekt-buxhetin në fund të vitit. Informatizimi do të shërbejë për të manaxhuar sa më mirë qendrën spitalore, që është më e madhja në vend dhe e vetmja terciare.