Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 16:27

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga qeveritarët vendorë që t’i kushtojnë rëndësi ndërtimit me prioritet të banesave sociale për strehimin e komunitetit rom.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha solli në vëmendje modelin e ndjekur në Bashkinë e Durrësit, ku janë ndërtuar 100 banesa sociale për komunitetin rom, në kuadër të një projekti që parashikon edhe ndërtimin e shkollave, kopshteve dhe qendrave shëndetësore.

Kryeministri kërkoi që ky model të adaptohet edhe në Bashkitë e tjera ku është i pranishëm komuniteti rom, ndërsa bëri thirrje që të mos ndodhin më akte të shëmtuara, si ai që ndodhi para disa javësh në Tiranë.

“Kjo do të ishte një nismë shumë e rëndësishme për këtë komunitet që në vite ka vuajtur pasojat e një diskriminimi shumë të thellë”, tha Berisha.