Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 13:00

Tiranë – Në projektbuxhetin e rishikuar, hartuar nga Ministria e Financave është “rrudhur” zëri i investimeve, duke prekur edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Drejtori i Politikave të Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, shpjegon se nuk është prekur fondi për blerjen e barnave dhe as investimet në spitale, por investimet e vonuara, që ende nuk kanë nisur. Fondi investimeve që preket, ju përket qendrave shëndetësore, të cilat janë vonuar në kryerjen e prokurimeve publike. Z. Pipero siguron se nuk preket as fondi i pagave dhe nuk do të ketë as shkurtime në Administratë në fushën e shëndetësisë.