Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 22:59

Shkup – Një pacient 20-vjeçar i hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive me diagnozë morbile, vdiq të martën. Pacienti paraprakisht ka vuajtur nga paraliza cerebrale dhe nga sëmundja kronike obstruktive në mushkëri, ndërsa fruthi ka qenë faktor plotësues për intensifikim të sëmundjeve të tij paraprake, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të paraqitur deri më tani nga morbilet në vend është 850, prej të cilëve pjesa më e madhe, 534 janë në Shkup. Në tre javët e fundit janë paraqitur 120 persona të sëmurë nga morbilet, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të moshës mbi 20 vjeç. Në Klinikën infective, në Shkup për momentin janë të hospitalizuar gjashtë pacientë me morbile dhe të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore.

Në kumtesë thuhet se deri tani janë vaksinuar 28.000 persona, prej të cilëve gjysma janë të imunizuar në kuadër të fushatës për vaksinim të jashtëzakonshëm, ndërsa të tjerët janë vaksinuar rregullisht.

Rekomandimi i Komisionit për sëmundje infektuese është, që të gjitha institucionet shëndetësore, të vazhdojnë me zbatimin intensiv të masave të detyrueshme, në pajtim me planin e miratuar operativ për shkatërrim të epidemisë së morbileve.