Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 15:46

Shkup – Ndërhyrje më të ndërlikuara operative do të kryhen në Spitalin evropian të syve, i cili u hap sot në lagjen “Gjorçe Petrov” të Shkupit. Spitali, i cili është investim turk prej mbi 12 milionë dollarë do të pajiset me aparaturë më të sofistifikuar dhe më bashkëkohore.

“Urat për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë përforcuar edhe me një objekt. Me këtë investim oftalmologët më të njohur turqë, të njohur mbarë botën e vendosën bazën e tyre edhe në Republikën e Maqedonisë. Maqedonia u bë me institucion të lartë shëndetësor, i cili pretendon të jetë edhe qendër ballkanike dhe rajonale për shërimin e sëmundjeve të syve, e me këtë të vendos edhe ura të reja të bashkëpunimit midis vendit tonë dhe vendeve të tjera nga Evropa. Dobi më të madhe nga ky investim do të kenë qytetarët e Maqedonisë”, tha në fjalimin para të pranishmëve kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Spitali, theksoi Gruevski, disponon me kuadër të lartë profesional dhe aparaturë më bashkëkohore për diagnostifikim dhe shërim, kështu që një numër të madh të intervenimeve të cilat qytetarët i marrin në disa nga vendet e huaja që tani mund t’i marrin në Republikën e Maqedonisë.

“Ajo që është e rëndësishme për ne është ajo që spitali i ri, përveç specialistëve nga Turqia, do të punësojë edhe një numër të madh të personave nga Maqedonia”, theksoi Gruevski.

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, duke shprehur kënaqësi që shëndetësia në Maqedoni u pasurua me investim të ri, tha se ai do të kontribuojë për përmirësimin e cilësisë në shëndetësi.

“Qëllimi është përmirësimi i shëndetit të pacientëve. Në spitalin evropian të syve do të angazhohen profesionistë nga jashtë të cilët do t’ju bartin përvojat e tyre mjekëve nga Maqedonia”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se dhjetëra mjekë nga spitalet shtetërore në Maqedoni edukohen në spitalet në Turqi.

Drejtori i Spitalit evropian të syve oftalmologu Faruk Semis tha se në të do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara operative.

E ardhmja, thotë Semis, thotë se Maqedonia do të bëhet qendër për oftalmologji në rajon.

Spitali evropian i syve ka kapacitet për 15 mijë kontrolle në muaj, do të punojë 24 orë çdo ditë në javë, në të do të punojnë më shumë se 80 persona, ndërsa do ta udhëheqin mjekë nga Turqia dhe Maqedonia. Themelet e spitalit janë vendosur më 17 qershor të vitit 2010 dhe për nëntë muaj jo të plotë është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim.