Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:07

Shkup – Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin për shëndet publik, Shtëpia e Shëndetit në Shkup dhe Qendra për Shëndet Publik, në Shkup, me rastin e shënimit të 7 prillit, Ditës Botërore të Shëndetit, sot organizon aksion të përbashkët për kontroll parandalues, falas, në pesë pika në Shkup.

Kontrollimet do të kryhen prej orës 8 deri në 14 në sheshin Maqedonia, në qendrën e qytetit, në parqet e lagjeve: Çair, Butel, Gjorçe Petrov dhe Jane Sandanski, në afërsi të QT Biser.

Në këto pika do të bëhen kontrolle për kontrollimin e kolesterolit dhe glikemisë në gjak dhe do të ndahen broshura dhe materiale për promovimin e mënyrës së shëndoshë të ushqyerjes dhe stilit të jetesës.

Kontrollet do t’i kryejnë ekipet mjekësore nga Shtëpia e Shëndetit të Shkupit, Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti për Shëndet Publik.

Qëllimi i këtij aksioni është nxitja e vetëdijes të banorëve për nevojën nga kontrollet parandaluese në kohë kontroll të rregullt të shëndetit të tyre.