Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 09:36

Shkup – Pensionistët kërkojnë që të hiqet përvoja e punës minimale për 15 vjet si bazë që të fitohet e drejta për pension për personat e moshuar dhe sistem për qytetarët posa t’i mbarojnë 62 vjet, përkatësisht 64, duhet të pensionohen, sipas viteve të kaluara në punë, pa marrë parasysh se sa kohë ka punuar.

“Shoqata e Pensionistëve propozon që të mos ngelet asnjë qytetar pa pension. Nëse qytetarët kanë punuar dhe punëdhënësit nuk i kanë paguar kontributin pensioneve, kërkojmë që shteti së paku t’iu ndajë pension social shtetëror. Nëse u është paguar kontributi për sigurim pensional më shumë se pesë vjet, shteti duhet t’iu ndaj pension, i cili do të jetë i barabartë me 40 për qind nga paga mesatare. Nëse u mungojnë nga tre vjet që i pengojnë marrjen e  pensionit minimal të rregullt, duhet të kenë mundësi ligjore për ta blerë përvojën e punës”, thotë Dragan Argirovski, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Maqedonsië.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kohëve të fundit ka dalë me iniciativë që të sillen ndryshime në Ligjin për sigurim pensional, me të cilat do t’iu mundësohen atyre që kanë punuar dhe që nuk kanë përvojë pune të mjaftueshme të fitojnë të drejtën e pensionit, për ta blerë përvojën e punës. “Ka njerëz që u mungojnë disa vite ose ditë që të marrin pension për shkak se për vetëm dy ose tre muaj nuk plotësojnë limitin minimal ligjor për përvojë pune prej 15 vjetëve që të shkojnë në pension. Kërkojmë që të sillet mundësi ligjore për qytetarët ku u mungojnë nga tre vjet përvojë pune që ta paguajnë vetë”, deklaroi Angellko Angellovski, sekretar në LSM.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) për këtë propozim të LSM-së, me të cilën do të mundësohet pensionim me blerje të përvojës së punës për tre vjet, do të bëjë analizë dhe do të dalë me të dhëna konkrete se për sa qytetarë bëhet fjalë dhe sa kjo do t’i kushtojë buxhetit. MPPS bën të ditur se kushtet e tanishme për shfrytëzim të pensionit do të zbatohen derisa nuk realizohet iniciativa e Sindikatës.

“Mjaftë më nga thëniet e Qeverisë se nuk kanë pasur të holla të mjaftueshme në Fondin për Sigurim Pensional (FSP) ose përsëri shteti ka ndarë 30 për qind nga buxheti për t’i paguar pensionistët. Shteti në mënyrë ligjore ka marrë detyrë ti paguajë pensionistët ushtarak dhe bujqit dhe këtë duhet ta kryejë”, thotë Dushko Shurbanovski, ish-kryetar i Shoqatës së pensionistëve.

Përndryshe, sipas të dhënave me të cilat disponon shoqata, nga viti në vit bie numri i shfrytëzuesve të pensioneve. Për shembull, nëse në vitin 2009 kanë qenë të regjistruar 696 pensionistë të rinj, në të njëjtin vit kanë vdekur 12 mijë 600 pensionistë, ku do të thotë se shumë më shumë është ulur numri pensionistëve se sa është rritur.