Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 12:02

Shkup – Rritet pakënaqësia e qytetarëve nga kushtet për energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e supozimeve, të cilat qytetarët i kanë dorëzuar deri te Avokati i Popullit dhe deri te Organizata e shpenzimeve në katër muajt e parë të këtij viti, po sillen pikërisht në ato tre kushte. Trendi i pakënaqësisë nga puna e ndërmarrjeve, të cilat ofrojnë kushte publike ka filluar që vitin e kaluar dhe këtë kthesë të listës nga zyra e Avokatit të Popullit e shpjegojnë më shumë me çmimet e larta të energjisë elektrike, nxehjes qendrore dhe komunaleve si edhe me risitë të cilat firmat i vendosën në punë. “Pothuajse çdo faturë e energjisë elektrike të cilën e marr, më është dorëzuar pasi ka kaluar afati në të cilin është dashur ta paguaj atë, e për këtë arsye po paguaj tatim. Pse të paguaj tatim për diçka që nuk kam përgjegjësi”, thotë një qytetar. Vitin e kaluar nga Avokati i Popullit kanë arritur 553 ankesa për rrymë, ujë, telefon dhe komunale. Vetëm për katër muajt e parë të këtij viti numri i tyre ka arritur 267, kurse pjesa më e madhe janë për energji elektrike. “Mendoj se ankesat janë shtuar sepse vitin e kaluar u vendos sistem i ri për pagesën e faturave të energjisë elektrike, gjithashtu qytetarëve nëpër fatura u shkruan se kanë një pjesë të borxhit pa paguar e ndërkohë rritet edhe çmimi i energjisë elektrike. Një pjesë e ankesave sa i përket pjesës së borxhit u zgjidhën në favor të qytetarëve. Ankesat në pjesën e energjisë përsëri sillen në faturat e larta”, ka thënë Uranija Pirovska, zëdhënëse e avokatit të Popullit. Edhe nga Organizata e shpenzuesve, numri më i madh i ankesave vitin e kaluar ishin për faturat e energjisë elektrike, por nga fillimi i vitit është rritur numri i ankesave për nxehjen qendrore, të cilat tani e zënë vendin e parë. Përveç për energjinë elektrike dhe nxehjen qendrore, qytetarët deri tek Organizata kanë dorëzuar një numër të madh ankesash edhe për shërbimet telefonike edhe për komunale. Vitin e kaluar ka pasur 1823 ankesa për shërbimet publike të ndërmarrjes, kurse nga fillimi i këtij viti numri i tyre arrin shifrën prej 220. Nga to 50 janë për punën e “Toplifikacionit”, kurse 37 për EVN-në. “Qytetarët ankohen për këto kompani sepse në tregun nuk ka trupa që kryejnë mbikëqyrje të punës së tyre, prandaj është i nevojshëm inspektimi i cili menjëherë mund të kryen ekspertizë. Tani Agjencia për komunikime elektronike do të kryen mbikëqyrje mbi kontratat për telefonat celular, për të cilat gjithashtu kishim ankesa, por atë mundësi nuk e kemi tek energjia elektrike dhe nxehja qendrore”, ka thënë Monika Kovaçevska. Nga “Qendra e Toplifikacionit furnizues” theksojnë se zgjidhje mund të kërkohen tek kualiteti i shërbimit, por jo edhe tek çmimet. Edhe nga “EVN- Maqedoni” thonë se janë të hapur për qytetarët që të gjendet zgjidhje përderisa paraqitet ndonjë problem. “E respektojmë çfarë do lloj ankese dhe ajo çka është e rëndësishme nga ana jonë është që të gjendet zgjidhja. Ka ndodhur që ankesat të cilat na janë dorëzuar të kenë gjetur zgjidhje. Para se të shkojnë tek avokati i Popullit, është më mirë që qytetarët së pari të konsultohen me ne, e shumica nuk e bëjnë këtë”, ka thënë Lençe Karpuzovska, përfaqësuese për komunikim me