Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 14:00

Shkup – Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së bashku me të gjithë anëtaret e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 8 Maj, kur shënohet Dita botërore e kësaj organizate, do ta fillojnë fushatën për promovimin e vullnetarizmit në aktivitetet humanitare nën moton “Gjeje vullnetin në vetvete”.

Fillimi zyrtar do të shënohet në më shumë organizata komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të Qytetit Qytetit të Shkupit, si dhe në të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare. Do të zbatohen aktivitete me vullnetarizëm për shkak të porosive humanitare. Mbarimi i fushatës është më 5 dhjetor të këtij viti. Përndryshe, viti 2011 është shpallur për Vit të vullnetarizmit, konform Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Qëllimi i fushatës, siç tha në promovimin e sotëm kryetari i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Milço Trajkov, është që të nxitet ndërgjegjja për vullnetarizëm jo vetëm te individët, por edhe në sektorin korporativ.

“Vullnetarizmi si dispozitë vullnetare e shërbimeve e inspiruar njëkohësisht nga vullneti i lirë, e jo nga dëshira për fitim material ose financiar ka për qëllim zvogëlimin e plagëve të popullatës, në përputhje me parimet e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Vullnetarizmi i përforcon individët , ndërton ndjenjë të solidaritetit, e nxit vetiniciativën, i mbron grupet e lënduara nga margjinalet ekonomike, shoqërore dhe politike, si dhe shfaqe një element koeziv themelor në shoqërinë”, tha Trajkov.

Ai informoi se sipas të dhënave nga vitit 2009 organizata e Maqedonisë ka pasur 2.861 vullnetarë, por konsideron se ai numër tash është më i madh dhe në të ardhmen shpreson për një numër më të madh të vullnetarëve të cilët do të ndihmojnë në plotësimin e misionit të organizatës, si dhe në zmadhimin e kapaciteteve të tyre.

Si dhe çdo vit tjetër edhe këtë vit në mënyrë tradicionale me rastin e Ditës të Kryqit të Kuq – 8 Majit në bashkëpunim me Postat e Maqedonisë është lëshuar pullë postare përkatëse në 50.000 ekzemplarë.

Dita e Kryqit të Kuq shënohet në ditën e lindjes të themeluesit të organizatës Anri Dian më 8 maj të vitit 1828.