Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 16:12

Shkup – Gruaja në Maqedoni, si dhe pjesa më e madhe e grave në botë, punojnë në sektorët në të cilat ka të ardhura më të ulëta, ndërsa merr pjesë edhe me një përqindje të madhe në punën e të papunëve. Për ndryshim të këtyre gjendjeve është e nevojshme të konfirmohet paga minimale dhe të punohet në arsimin e saj, me pikëpamje të asaj që pjesa më e madhe e të papunësuarave janë me arsim fillor dhe një pjesë më e vogël me arsim të mesëm, konsiderojnë një pjesë e pjesëmarrësve nga Konferenca për barazi gjinore në marrëdhëniet e punës, që në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës, u mbajt në Shkup.

“Analiza e pozitës së gruas në tregun e punës në Maqedoni tregon pjesëmarrje të tyre të lartë në kategorinë e të papunëve. Si një ndër shkaqet kryesore për këtë gjendje janë roli tradicional i gruas në familjen, por edhe struktura arsimore e grave të papunësuara, e cila është shumë e pavolitshme. Kjo ka ndikim të madh ndaj mundësive për punësim dhe niveli i të ardhurave ndaj grave të punësuara, që i konfirmojnë të dhënat për pagën mesatare neto të grave të analizuara sipas arsimimit të tyre”, tha ministri i Punëve dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami.

Ai konsideron se duhet të punohet në zbatim më të madh të dispozitave ligjore të cilat, siç tha, kanë qenë të harmonizuara me legjislacionin evropian dhe në të cilat janë imponuar direktivat e BE-së nga kjo sferë.

Bajrami, konsideron se, tani për tani, në një pjesë më të madhe zbatohen dispozitat për barazi të pagave të burrave dhe grave të cilët punojnë në vend të njëjtë të punës. Pagat, tha ai, duhet të jenë të njëjta dhe të vlerësohet vendi i punës dhe obligimet të cilat ajo i bart.

Verena Shmit, specialiste për marrëdhënie pune dhe barazi gjinore pranë ONP-së, konsideron se gjendjet e tilla munden të ndryshohen ose përmirësohen me konfirmim të pagës minimale për të gjithë punëtorët, pasi që ashtu do të garantohej edhe paga më e ulët e grave, të cilat në pjesë më të madhe, punojnë në sektorët më pak të paguara.

“Gratë janë të përfaqësuara në sektorët ku ka të ardhura më të ulëta. Konsideroj se në përputhje me konventën e ONP-së është e nevojshme të konfirmohet paga minimale, e cila do t’i ketë parasysh të ardhurat e nevojshme në shtetin, me çka do të përmirësohet gjendja dhe pozita e gruas në shoqërin. Mendoj se paga minimale duhet të jetë me ligj e konfirmuar dhe duhet të bëhet me të gjithë punëtorët”, konsideron Shmit.

Sipas saj, është e nevojshme që të bëhet vlerësimi i vendeve të punës e cila, siç tha, gjithashtu do të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes së gruas në sferën e marrëdhënieve të punës.