Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 11:41

Prishtinë – Shoqata e Biokimistëve në degën e Biokimisë dhe Institutit të biokimisë në QKUK, kërkon shfuqizimin e vendimit të qeverisë, përmes së cilit, studentëve të diplomuar në Biologji ju lejohet licencimi si punëtorë shëndetësorë.

Për këtë arsye sot do të mbahet një protestë, para qeverisë së Kosovës. Analizat biokimike, citologjike, mikrobiologjike ,laboratorike e shumë  të tjera që punohen në laboratorët në Kosovë ka gjasa të bëhen edhe nga biologët. Ky vendim është marrë nga qeveria e Kosovës në maj të vitit të kaluar përmes së cilit, studentëve të diplomuar në Biologji ju lejohet licencimi si punëtorë shëndetësorë. Shemsi Veseli anëtar i shoqatës së biokimistëve, thotë se vendimi është anti-ligjor.

Në mënyrë zyrtare në fund shkruan studimet përfundojnë pas kryerjes së seminarit në lëndën në të cilën përcaktohet studenti thirrja baçelor i Biologjisë drejtimi aplikativ. Nëse  nisemi nga kjo logjikë atëherë edhe unë nuk dua të jem më mjek po i jap 5 provime të arkitekturës dhe po bëhem arkitekt”, thotë Veseli.

Si pasojë e kësaj gjendjeje ka pasur raste kur janë ndërruar edhe grupet e gjakut te pacienti thotë Veseli. Ndërkaq Hydajet Paçarizi shef i katedrës së Biokimisë  kritikoi Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili ka filluar të zbatojë vendimin e qeverisë për dhënieve e licencave biologëve.

Për këtë çështje , biokimistët sot kanë paralajmëruar edhe protesta pranë kryeministrisë.