Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 07:34

Tiranë – Fillimi i muajit prill do të sjellë në Tiranë një numër aktivitetesh kushtuar personave me aftësi të kufizuar, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të individëve për përfshirjen sa më të plotë të këtyre grupeve në shoqëri.

Që prej ditës së hënë (sot) e deri në 8 prill do të zhvillohen disa aktivitete kulturore si dhe debate, ku  në qendër do të kenë përcjelljen e mesazheve për personat me aftësi të kufizuara  që edhe ata të ndihen pjesë e barabartë dhe plotësisht e përfshirë në shoqëri.

Në kudër të kësaj jave, në datën 5 prill ora 19:00, në Akademinë e Arteve kompania angleze “StopGAP” do të jape një shfaqje teatrale danci.  “StopGAP” është një grup danci me famë botërore e përberë nga kërcimtarë me dhe pa aftësi të kufizuara.

Ndërkohqë që ky grup ne paraditen e 4 prillit do të zhvillojë ëorkshope me studentët e Akademisë së Arteve, ndërkohë që në orën 17:00 do të prezantojë 5 programet “Bota e ndryshimit” në Teatrin e Metropolit.

Në datën 6 prill, ora 15:00, në Teatrin e Metropolit në Tiranë, do të shfaqet filmi dokumentar “Një akt komedie mbi paaftësinë”, i anglezit Simon Mintysi, si dhe do të diskutohet me të. Ai është një ekspert i njohur për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Në mbrëmjen e po kësaj dite, në Teatrin e Metropolit do të zhvillohet një bisedë me Adina Tal, themeluese dhe drejtore e Teatrit Nalagaat në Izrael. Ky teatër është unik në të gjithë botën, pasi aktorët e tij janë njerëz me dëmtime në dëgjim dhe shikim.

Në “Javën e gjithëpërfshirjes” do të zhvillohet edhe një takim kombëtar në hotel “Sheraton” për fortësimin e kapaciteteve të Këshillit Kombëtar Shqiptar për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Trupa britanike “Stop Gap” do të performojë në shfaqje në Tiranë si dhe ne Elbasan, Durrës, Berat dhe Shkodër, ndërkohë që aktivitete të tilla për personat me aftësi të kufizuara janë planifikuar të zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Java e ndërgjegjësimit mbi aftësitë e kufizuara organizohet nga British Council Albania, në bashkëpunim me Vodafone Foundation Albania dhe Shoqatën “Ndihmoni Jetën”, me qëllim zhvillimin e mundësive të punësimit për grupet pak të përfaqësuara.