Lajme Shqip Thursday, 21 July 2011 07:30

Gjenevë – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të testeve të gjakut për zbulimin e tuberkulozit aktiv, duke thënë se testet janë të gabuara dhe vënë miliona jetë në rrezik.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se produktet e testeve janë kryesisht në duart e kompanive perëndimore, të cilat i eksportojnë ato në vendet në zhvillim, meqë në vendet e zhvilluara nuk i përmbushin standardet.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive bakteriale, e cila mund të jetë vdekjeprurëse nëse nuk trajtohet.