Lajme Shqip Thursday, 14 July 2011 15:08

Tiranë – Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar shifra mbi vdekshmërinë nga duhani në Shqipëri. Eksperti në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Shuperka, shprehet se, sipas OBSH-së, vdekshmëria nga duhani në vendin tone është 18%.

Në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar ngritjen e një Task-Force për zbatimin e Ligjit Anti-duhan. Ditët e fundit u është vendosur nga një gjobë prej 300 mijë lekësh, 4 importuesve më të mëdhenj të duhanit në vend.

Eksperti Shuperka, i krahason shifrat e OBSH-së me ato të Institutit të Statistikave. Sipas këtij të fundit, në vitin 2009 nga 2000 vdekje nga tumoret, gjysma e tyre shkaktoheshin nga duhani.

Sipas z.Shuperka, pritet të ndërmerren edhe nisma të tjera për të përmirësuar kuadrin ligjor kundër duhanit. (LajmeShqip.com)