Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 16:20

Gjirokastër – Edhe pas bojkotimit njëditor te procesit mësimor  dhe paralajmërimit për një greve afatgjate nga nxënësit e gjimnazit “Siri Shapllo” ne Gjirokastër për shkak te mungesës se ngrohjes dhe kushteve te tjera, serish bashkia dhe qendra ekonomike nuk kane marre asnjë mase.

Drejtori i këtij gjimnazi, Panjo Qurku, tha se situata ne shkolle është alarmante dhe se mësimi nuk mund te zhvillohet normalisht ne temperatura te ulta dhe pas asnjë mjet ngrohës. Ai tha gjithashtu se asnjë justifikim për mungese fondesh nga bashkia e qytetit,  nuk mund te pranohet,  pasi ngrohja ne këtë shkolle është një shqetësim disavjeçar.

Duke mos marre asnjë zgjidhjeje nga bashkia, gjimnaziste te “Siri Shapllos” kane nisur nje fushate per te mbedhur fonde dhe për te minimizuar kushtet e vështira. Sipas burimeve nga qeveria e nxënësve, një përfaqësi ka nisur punën për mbledhjen e fondeve, te cilat do te mundësojnë blerjen e aparateve për ngrohje, vendosjen e xhamave  ne dritare dhe ndërhyrje te tjera ne infrastrukture. Te njëjtat burime sqarojnë se mbledhja e fondeve nga nxënësit është praktikuar edhe  gjate vitit te kaluar, kur me leket e grumbulluara u be lyerja e disa klasave dhe riparimi i dyerve te brendshme.

Ndërkaq, ditën e djeshme një përfaqësi e OSBE me qendër ne Gjirokastër ka vizituar gjimnazin ‘Siri Shapllo” dhe është njohur nga afër me problemet qe shqetësojnë nxënësit.