Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 06:43

Shkup- Nënshkrim të marrëveshjes së përkohshme për sigurim social dhe pensional në pajtim me të cilën shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë punuar në Kosovë dhe qytetarët kosovarë të cilët kanë punuar në Maqedoni do të mund të realizojnë të drejtën e pensionit. Janë dakorduar kështu në takimin e të martës mes ministrave të punës dhe politikës sociale të Maqedonisë dhe Kosovës, Xhelal Bajrami dhe Nenad Rashiq.

Rreth 2.000 shtetas të Maqedonisë të cilët në të kaluarën kanë punuar në Kosovë dhe rreth 800 shtetas të Kosovës të cilët kanë punuar në Maqedoni dhe nuk kanë mundur të realizojnë sigurim social dhe pensional, tani me nënshkrimin e marrëveshjes kalimtare midis Maqedonisë dhe Kosovës do ta realizojnë të drejtën e tyre. Marrëveshja për sigurim social dhe pensional midis dy shteteve duhet të nënshkruhet më 27 prill në Prishtinë.

Ministri Bajrami, madje arsyen për këtë e theksoi në atë që institucionet kosovare kanë miratuar ligje për sigurim shëndetësor dhe për pensione, me ç’rast nuk kanë qenë të krijuara kushtet për nënshkrim të marrëveshjes me të cilët do të rregullohet kjo sferë.

“Fuqimisht shpresoj se tashmë përfundimisht do t’i harmonizojmë tekstet e marrëveshjes për sigurim social dhe pensional midis dy shteteve, megjithatë të përmendi se ato do të jenë marrëveshje të përkohshme midis Maqedonisë dhe Kosovës, për arsye se në Republikën e Kosovës nuk janë përmbushur kushtet për nënshkrim të marrëveshjes për sigurim social”, ka thënë Bajrami, pas takimit me kolegun e tij kosovar.

Madje, Ministri i Punës dhe Mbrojtjes Sociale të Kosovës, Rashiq, nga ana tjetër, ka thënë se edhe pse marrëveshja do të ketë karakter të përkohshëm, “megjithatë do të jetë funksionale”.

“Biseduam për hapat që duhet të bëhen deri në ardhjen e delegacionit të Maqedonisë në Prishtinë më 27 prill. Unë mendoj se deri atëherë do të përfundohet dokumenti final, që do të shfrytëzohet si bazë për një marrëveshje finale që do të ndodh së shpejti”, ka thënë ministri kosovar Rashiq. Ai ka shpjeguar se ligji i nevojshëm do të miratohet në institucionet kosovare më 1 korrik.

Përndryshe, iniciativa për nënshkrim të marrëveshjes është ngritur prej para një viti, dhe prej atëherë grupe ekspertësh kanë punuar në gjetjen e mundësive për nënshkrim të një marrëveshjeje të këtillë dhe harmonizim të tekstit të saj.