Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 10:32

Prishtinë – Pacientet e dërguara nga Podujeva për trajtim në QKUK, është konstatuar se nuk kanë qenë të helmuara.

Mjekët në QKUK shpjegojnë se pacientet, për të cilat thuhej se ishin helmuar në ahengun e në Podujevë, në realitet, nuk kanë qenë të helmuara. Dr. Shkurije Statovci nga Klinika e Psikiatrisë, duke treguar për rastin e pacienteve të dërguar nga Podujeva për në QKUK, thotë se ato pësuan krizë psiko-gjene.

“Ka qenë një aheng familjar në Podujevë prej të cilit kanë ardh disa paciente, të cilat kanë manifestuar atë që ne në gjuhen tonë i quajmë kriza psikogjene, të cilat mund të jenë si rezultat i temperaturave të larta, mund të jenë rezultat i lodhjes, por rëndësia qëndron në atë se çfarë tipare ka  personaliteti i njeriut, të cilin e bëjnë për me reagu në mënyra të tilla. Vlen të theksohet se të gjitha kanë qenë femra”, thotë Statovci

Dr. Statovci bëri të ditur se pas ndihmës ambulantore, pacientet janë lëshuar në shtëpi. Në klinikën e psikiatrisë dhe në qendrën emergjente, ndihmë mjekësore kërkuan jo më shumë se 8  paciente nga Podujeva.