Lajme Shqip Friday, 29 April 2011 14:19

Prishtinë – Shërbyesit shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë të ditur se më 4 maj do të mbajnë një grevë një orësh dhe kjo pasi kujdestaritë e muajit mars i kanë marrë me zbritje në pagë.

Kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemail Selmani tha se mjekët nga 17 euro që janë paguar për kujdestari, me zbritje ato i kanë marrë në 11 euro ndërkaq stafi i mesëm siç janë infermierët nga 11 euro sa janë paguar, i ka rënë t’i marrin vetëm nga 4 euro.

Sindikalistët e QKUK-së thanë se nëse protesta e majit nuk i ngritë pagat e kujdestarisë atëherë do të vendoset për një grevë, ku në të do të marrë pjesë edhe stafi i Emergjencës.