Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 09:41

Sekuencionimi është proces përmes të cilit përcaktohet renditja e nukleotideve në fragmentin e caktuar të ADN-së, e cila në rastin e mikrobiologjisë mundëson klasifikimin e mikroorganizmit si dhe pozicionet e mundshme të mutacioneve në strukturën gjenetike të mikrorganizmit.
Sekuencionimi i virusit të EHKK është sekuencionimi i parë i ndonjë mikroorganizmi që është kryer ndonjëherë në Kosovë dhe është mundësuar përmes aparaturës që është siguruar nga projekti i Bankës Botërore për Gripin e Shpezëve që ka përfunduar në mars të vitit 2011, si dhe me asistencën teknike të mikrobiologut Lluka Fajs nga Instituti për Mikrobiologji dhe Imunologji të Universitetit të Lubjanës në Slloveni.
Kryerja e sekuencionimit paraqet një të arritur të madhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke treguar në këtë mënyrë se edhe në rrethana me kushte të limituara financiare, por me entuziazëm të lartë të personelit mund të kryhen ekzaminime laboratorike të nivelit të lartë shkencor.