Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 11:41

Prishtinë – punëkërkuesve të diplomuar në Kosovë vazhdon të rritet. Disa prej tyre janë të detyruar të punojnë zanate të ndryshme, për të siguruar të ardhura për familjet e tyre.

Ndërkohë, institucionet përkatëse, thonë se kanë strategji për zbutjen e papunësisë për kategorinë e të diplomuarve.

Rreth 300 mijë punëkërkues janë të regjistruar në Ministrinë e Punës, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë diploma universitare. Këtij numri pritet t’i shtohet edhe një numër i madh i studentëve që mbarojnë studimet për këtë vit. Universiteti i Prishtinës ka rreth 44 mijë studentë, ndërkohë këtij numri i bashkohen edhe studentët që mbarojnë studimet në kolegjet universitare private.