Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 00:17

Stamboll – Popullata në vendet më të varfëra në botë, deri në vitin 2050 do të zmadhohet dyfish në 1,7 miliardë, kumtuan përfaqësuesit zyrtarë të Kombeve të Bashkuara në Stamboll.

Zmadhimi i këtillë do ta ngarkojë plotësisht sektorin e shërbimeve themelore në këto vende, siç janë shëndetësia dhe arsimi.

Në vendet me zhvillim më të dobët, 60 për qind e popullatës janë të rinj deri në moshën 25 vjeçare.

KB paralajmërojnë se këtyre të rinjve, nëse ju jepet shans i vërtetë mund të jenë motori i zhvillimit ekonomik, ndërsa nëse nuk ndodh kjo mund të bien në varfëri të thellë.

Qëllimi i këtij takimi është gjetja e mënyrës si t’ju ndihmohet 48-të vendeve të cilat bien në shtetet më të varfëra, pjesa më e madhe e të cilave janë nga Afrika.

Konferenca e fundit me këtë temë, nikoqir i së cilës ishte Bashkimi Evropian u mbajt në Bruksel në vitin 2001.