Një çift të moshuarish që jetojnë bashkë prej 80 vitesh, më në fund vendosën që të martoheshin. Jose Manuel Riella 103 vjeç dhe gruaja e tij 99 vjeç kanë së bashku plot 8 fëmijë, 50 nipër dhe mbesa, 35 stërnipër e stërmbesa dhe 20 stër-stërnipër e mbesa.
Çifti nga Venezuela e bënë kurorëzimin në fshatin e tyre të lindjes në Santa Rosa dhe u betuan përpara priftit për ‘dashuri të përjetshme’.
Dhëndri 103-vjeçar gjatë ceremonisë së martesës qëndronte ulur në karriken për invalidët kurse nusja 99-vjeçare kishte veshur fustan të bardhë nusërie.
Pas përfundimit të ceremonisë martesore, prifti deklaroi se nuk kishte kurorëzuar ndonjëherë njerëz të kësaj moshe.