Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 19:00

Gjirokastër – Spitali rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, më i madhi në jug të vendit, që prej 6 ditësh nuk furnizohet me ujë, duke krijuar vështirësi të mëdha si për personelin, ashtu edhe për pacientët.

Mungesa e ujit ka vështirësuar pastrimin dhe larjen e mjediseve të spitalit.

Në kushtet e mungesës së ujit, mjaft pacientë janë të detyruar të blejnë ujë për të pirë, por edhe për t’u larë.

Drejtuesit e këtij spitali akuzojnë ndëmarrjen e ujësjellësit dhe Bashkinë e qytetit për mungesën e ujit.

Ndërmarrja e ujësjellësit, edhe pse ka marrë njoftim zyrtar për mungesën e ujit, ende nuk ka nderhyrë dhe nuk ka marrë asnjë masë.

Nga ana tjetër, vetë pacientët kanë shprehur pakënaqesi dhe indinjatë për mungesën e ujit si dhe kanë akuzuar ujësjellësin e qytetit për papërgjegjshmëri.