Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 15:56

Tiranë – Kompania e telefonise celulare AMC dhuroi sot sistemin kompjuterik të mesimit, Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë.
Për të katërtin vit abonentët AMC u vijnë në ndihmë fëmijëve në nevojë me anë të projektit “Mesazhe shprese”. AMC, si lider në teknologji, ndihmoi në zhvillimin e infrastrukturës teknologjike që shërben si urë komunikimi mes nxënësve dhe mësuesve. Një pjesë e të ardhurave nga SMS që abonentët dërguan gjatë fundvitit janë përdorur për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies në Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë.
Falë abonentëve të AMC, ky institucion tani ka kushte shumë më të mira për zhvillimin e orëve të mësimit.
Nikos Parastatidis, Menaxher i Marrëdhënieve të Korporatës në AMC, tha gjatë vizitës në këtë institucion se “ndihem i gëzuar që, falë kontributit të abonentëve tanë, kemi zbatuar këtë projekt për të ndihmuar nxënësit e këtij institucioni. Ky është një kontribut në përmirësimin e kushteve të mësimit, për t’u dhënë këtyre nxënësve më shumë mundësi për t’u përballur me jetën e përditshme dhe për t’u përfshirë në mënyrë aktive në veprimtaritë sociale”.