Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 18:23

Tiranë – Për herë të parë në të gjitha shkollat 9 vjeçare të Tiranës, gjatë vitit akademik 2010-2011, si pjesë e programit mësimor, ka nisur implementi i temave të veçanta edukative me nxënësit, për edukimin  lidhur me pasojat e drogës, alkoolit, duhanit dhe substancave të tjera me rrezik për jetën, si dhe reduktimn e kerkesës për përdorimin e tyre.

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Tiranës bëri të ditur sot se, “prej tre ditësh, në 30 shkolla 9 vjeçare të Tiranës, si pjesë e programit mësimor, grupe mësimdhënëse, me dy përfaqësues të Policisë, si dhe një pjestar i stafit mësimdhënës, kanë zhvilluar tema  mbi “Mariuhanën”.

Ky program, i cili synon implementimin e tij në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës, si edhe në shkollat e tjera të vendit, vjen pas vlerësimit të situatës së përdoruesve të drogave në Tiranë, me qëllim pregatitjen dhe formimin e fëmijëve të moshave 12-13 vjeçare, kur ata të përballen me fenomenet negative të duhanit, alkoolit, marijuhanës, për t’i thënë “jo drogave dhe substancave të rrezikshme”.

Zhvillimi i këtij programi mundësohet nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qytetit Tiranë, me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Tiranë, nëpërmjet Programit të Partneritetit midis Shqipërisë dhe Shtetit të Neë Jersey-it , Gardës Kombëtare të Nëë Jersey-it, Programit ICITAP, si dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.