Lajme Shqip Sunday, 08 May 2011 07:52

Tiranë – Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, konfirmoi sot se, procesi i votimit në mbarë vendin po zhvillohet i qetë dhe brenda të gjitha normave ligjore.
Kur kanë kaluar rreth tri orë nga hapja zyrtare e qendrave të votimit, Zguri deklaroi për mediat se “krahasuar edhe me zgjedhjet e tjera, procesi po shkon brenda normave ligjore”.
“Nga informacionet që unë kam, por edhe nga inspektimet që kam bërë personalisht në orët e para të mëngjesit në disa prej këtyre qendrave të votimit, procesi po shkon i qetë. Nuk ka asnjë problem shqetësues megjithë disa probleme të vogla njerëzore, të cilat po vihen ne rrugen e zgjidhjes shumë shpejt”, tha Zguri.